alt

Valbona

Fermere
Kujdeset për punë të ndryshme në fermë, por më e rëndësishmja është roli që ka në procesin e trajtimit të frutave të vjela. Pastrimi, tharja dhe magazinimi janë procese shumë delikate që ndikojnë në jetëgjatësinë dhe shijen e frutave. Lajthitë e fermës tonë janë të një cilësie të mirë sepse Valbona kujdeset shumë për këtë proces.

alt

Julvini

Menaxher i përgjithshëm
Merret me zhvillimi e fermës në aspektin e gjetjes së klientëve dhe zgjerimin e portofolit të blerësve. Detyra kryesore që ka është të gjejë sa më shumë individë dhe biznese, që furnizohen me lajthi nga ferma Hazeland. Përgjegjësi tjetër e tij janë edhe kujdesi për të ardhurat dhe sigurimi i likujditeteve që ferma të ketë qëndrueshmëri financiare.

alt

Eneida

Fermere
Është përgjegjësja e fermës në lidhje me imazhin e saj në rrjete sociale dhe komunikimin me klientët. Marrja e porosive apo e informacioneve të ndryshme që klientët mund të interesohen, kërkon angazhimin e plotë të dikujt për ta realizuar sa më mirë. Të gjitha materialet që ekspozojnë fermën dhe produktet e saj, vijnë tek ju nga aparati i saj.

alt

Zefi

Përgjegjës i fermës
Me profesion biolog është kujdestari i fermës përsa i përket trajtimit të bimëve. Parimi për ta ruajtur produktin natyral është ideja e tij dhe ka ndikuar pozitivisht në cilësinë e produktit dhe përshtypjeve pozitive që marrim nga klientët, për lajthitë tona. Realizimi i proceseve të punës në plantacion, si krasitja, vaditja, plehërimi në periudhën e duhur, është pjesë e shërbimeve që Zefi bën për fermën.

×